Di Maria, talent botëror

Angel Di Maria është talent i nivelit botëror. Për këtë është i bindur Louis van Gaal, i cili thotë se mesfushori argjentinas do ta pasurojë ekipin e tij, me kualitetin që e posedon.

Sport

27/08/2014 09:43

Louis van Gaal e ka komentuar arritjen në Manchester United të Angel Di Marias. Trajneri holandez e vlerëson lartë mesfushorin argjentinas, për të cilin thotë se është një talent i nivelit më të lartë botëror.

“Është një lojtar botëror, por mbi të gjitha një njeri i skuadrës. Nuk ka asnjë dyshim për talentin e tij, një ‘makinë’ që i vetëm e vë në vështirësi mbrojtjen kundërshtare. Është një prurje fantastike në ekip”, deklaroi ish selektori i Holandës.

Di Maria e la zyrtarisht Real Madridin, për t’u transferuar në Old Trafford. Përpos tij, Djajtë e Kuq planifikojnë të përforcohen edhe më shumë, në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.