Di Maria s’ushtron, në Manchester po shkon

Angel Di Maria nuk ka ushtruar fare me ekipin të dielën. Kjo nënkupton se mesfushori argjentinas i ka orët e numëruara në Real Madrid dhe pritet t’i bashkohet Manchester Unitedit.

Sport

24/08/2014 15:01

Angel Di Maria – Real Madrid, rrugët në mes tyre do të ndahen. Mesfushori argjentinas nuk ka ushtruar fare me ekipin të dielën dhe ky fakt e përforcon faktin se përfaqësuesi argjentinas do të largohet nga Los Blancos në ditët në vazhdim.

Madje, e përditshmja spanjolle AS, në versionin e saj online, bën të ditur se futbollisti i krahut i ka orët e numëruara në Santiago Bernabeu.

Di Maria nuk u ftua fare në ndeshjen e fundit me Atletico Madridin, në Superkupën e Spanjës, ndërsa pritet të mungojë edhe në duelin e parë në La Liga ndaj Cordobas.

Për të, Manchester United pritet t’i paguajë afro 70 milionë euro, vetëm për ta sjell në Old Trafford.