Di Maria nuk mjafton

Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville thotë se Angel Di Maria nuk do t’i mjaftojë gjigantit nga Old Trafford. Ai thotë se ekipi ka nevojë edhe për dy përforcime të tjera.

Sport

26/08/2014 20:27

Gary Neville insiston se Manchester United duhet të transferojë edhe dy futbollistë të tjerë në pesë ditët e ardhshme, pasi të thyejë rekordin e blerjes më të shtrenjtë në Angli me angazhimin e Angel Di Marias.

Gjiganti nga Old Trafford ka arritur marrëveshje me vlerë prej 59.7 milionë funte me Real Madridin për transferimin e mesfushorit ofanziv argjentinas, i cili tashmë ka kryer testet mjekësore në Carrington.

Dhe, legjenda e Unitedit, Neville beson se ardhja e Di Marias mund të mos i mjaftojë menaxherit Louis van Gaal.

“United duhet të përforcojë qendrën e mesfushës dhe i nevojitet një qendërmbrojtës. Mendoj se ky duhet të jetë prioriteti. Di Maria është vetëm një pjesë e mozaikut që ka ende pjesë të tjera që i mungojnë”, deklaroi Neville për “Mirror”.