Di Maria, një prej më të mirëve në botë

Selektori i Argjentinës, Gerardo Martino thotë se Angel Di Maria e dëshmoi se është një prej pesë futbollistëve më të mirë në botë me paraqitjen fantastike në fitoren kundër Gjermanisë, në miqësore.

Sport

04/09/2014 09:26

Selektori i Argjentinës, Gerardo Martino ka lavdëruar Angel Di Marian pas paraqitjes fantastike të tij në fitoren në miqësoren kundër Gjermanisë me rezultat 4:2, në Dusseldorf të mërkurën mbrëma.

Di Maria asistoi në tre gola dhe realizoi një tjetër në triumfin e ekipit nga Amerika e Jugut.

“Angel Di Maria e dëshmoi pse është një prej pesë futbollistëve më të mirë në botë”, deklaroi ish trajneri i Barcelonës pas përfundimit të duelit të parë në detyrën e selektorit të Argjentinës.

Martino u desh të përgatiste ndeshjen pa yjet si Lionel Messi e Gonzalo Higuain, të lënduar, dhe u nda i kënaqur nga paraqitja fantastike e të tjerëve.

“Jam shumë i kënaqur me ekipin tim sepse ne kishim disa futbollistë që nuk kishim punuar në ritmin e kërkuar”, përfundoi ai.