Di Maria në Monaco?

Angel Di Maria është shumë pranë transferimit në Monaco dhe vetëm trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti mund ta parandalojë argjentinasin nga largimi gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca. Ylli argjentinas ka arritur marrëveshje me klubin francez pasi gjiganti madrilen thuhet se ka pranuar ofertën prej 35 milionë eurosh.…

Sport

07/12/2013 09:11

Angel Di Maria është shumë pranë transferimit në Monaco dhe vetëm trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti mund ta parandalojë argjentinasin nga largimi gjatë afatit kalimtar të janarit, ka njoftuar e përditshmja sportive spanjolle Marca.

Ylli argjentinas ka arritur marrëveshje me klubin francez pasi gjiganti madrilen thuhet se ka pranuar ofertën prej 35 milionë eurosh. Di Maria dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu sepse nuk ka minutash të mjaftueshëm në Real Madrid.

Gareth Bale ia ka zënë vendin në ekip dhe e ka lënë atë në rol dytësor.

Andaj, Di Maria mund ta vazhdojë karrierën në Monaco, ku së fundmi kanë ardhur yje të mëdhenj të futbollit botëror përfshirë golgeterin kolumbian, Radamel Falcao.