Di Maria në Barcelonë? E vështirë

Mesfushori i Barcelonës, Xavi lavdëron Angel Di Marian por e pranon se është shumë e vështirë që ylli i Real Madridit të transferohet në Camp Nou.

Sport

22/08/2014 15:39

Xavi beson se Barcelona do ta ketë shumë të vështirë të arrijë marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Angel di Marias, para mbylljes së afatit kalimtar të verës.

Carlo Ancelotti ka njoftuar se reprezentuesi argjentinas ka kërkuar të largohet nga Santiago Bernabeu dhe së fundmi qarkulluan njoftime se gjiganti katalan ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Por, Xavi pothuajse ka përjashtuar mundësinë që Di Maria t’i bashkohet atij në Camp Nou.

“Ai është futbollist i mrekullueshëm”, deklaroi kapiteni i Barcelonës gjatë një konference për shtyp.

“Por, fakti është se ai ëhstë futbollist i Realit. E kaluara ka treguar se është gjithmonë e vështirë që një futbollist i Real Madridit të transferohet në Barcelonë, ose e kundërta”, u shpreh ai.