Di Maria ndëshkohet me të kuq, bën gjest të pahijshëm

Angel Di Maria është ndëshkuar direkt me karton të kuq pas një gjesti jo-sportiv që ka bërë ndaj Fernandinhos.

Sport

04/05/2021 22:37

Në minutën e 69-të, Di Maria e shkeli këmbën e Fernandinhos për t’u ndëshkuar me karton të kuq dhe kësisoj u largua nga ndeshja, raporton lajmi.net.

PSG është duke humbur 1-4 ndaj Man Cityt me rezultat të përgjithshëm dhe është shumë afër diskualifikimit nga Liga e Kampionëve.

Di Maria vetëm sa ka ‘shuar’ shpresat për një rikthim të mundshëm./Lajmi.net/