Di Maria me tatuazh dedikuar Kupës së Botës

Ylli i Argjentinës, Angel Di Maria ka vendosur të bëjë një tatuazh dedikuar Kampionatit Botëror. Di Maria do të kthehet në Torino me një kujtim te mirë, pasi heroi i Argjentinës tani ka një tatuazh të madh të trofeut. 34 vjeçari ishte i rëndësishëm në rrugëtimin e Argjentinës drejt trofeut të Botërorit për herë të…

Sport

23/12/2022 23:06

Ylli i Argjentinës, Angel Di Maria ka vendosur të bëjë një tatuazh dedikuar Kampionatit Botëror.

Di Maria do të kthehet në Torino me një kujtim te mirë, pasi heroi i Argjentinës tani ka një tatuazh të madh të trofeut.

34 vjeçari ishte i rëndësishëm në rrugëtimin e Argjentinës drejt trofeut të Botërorit për herë të parë në 36 vjet, duke fituar finalen kundër Francës dhe duke kontribuar me një gol si dhe duke fituar penalltinë e hapjes.

Ende me pushime pas turneut, Di Maria ka vizituar artistin e tij të preferuar të tatuazheve për të marrë një shtesë të veçantë në bojën e tij të personalizuar, një imazh të madh të trofeut të Kupës së Botës në kofshën e tij./Lajmi.net/