Di Maria me numër 7
Angel Di Maria do të veshë fanellën e famshme me numrin 7, ka konfirmuar Manchester United. Ylli argjentinas shpreson ta arsyetojë atë me paraqitje të mira në fushë.
Sport
Manchester United ka vendosur që Angel Di Maria të trashëgojë fanellën e famshme me numrin 7.
Ylli argjentinas iu bashkua gjigantit nga Old Trafford nga Real Madrid në transferim rekord për futbollin britanik, me vlerë prej rreth 80 milionë euro.
Dhe, Manchester United ka vendosur që t’ia ndajë fanellën e famshme me numrin 7 që në të kaluarën i ka takuar legjendave si George Best, David Beckham e Cristiano Ronaldo.
“Cristiano më ka biseduar në Madrid dhe më shpjegoi se sa e rëndësishme është. Shpresoj që ta arsyetoj atë”, deklaroi Di Maria.