Di Maria mbështet ‘dashurinë e vjetër’: Reali do të mposht Cityn dhe do të fitojë Ligën e Kampionëve

Angel Di Maria ka komentuar në lidhje me ish-ekipin e tij. Real Madridi edhe këtë vit mund të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve, nëse kalon Man City në gjysmëfinale. ‘Mbretërit’ do ta kenë të vështirë, por vitin e kaluar e dëshmuan edhe njëherë që Liga e Kampionëve është ‘kompeticioni i tyre’. Shumë futbollist…

Sport

11/05/2023 18:43

Angel Di Maria ka komentuar në lidhje me ish-ekipin e tij.

Real Madridi edhe këtë vit mund të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve, nëse kalon Man City në gjysmëfinale.

‘Mbretërit’ do ta kenë të vështirë, por vitin e kaluar e dëshmuan edhe njëherë që Liga e Kampionëve është ‘kompeticioni i tyre’.

Shumë futbollist e ish-futbollist të njohur komentuan se kush do kalojë tutje në mes çiftit Real – City.

Së fundmi ashtu bëri edhe Angel Di Maria, ish-madrileni.

Sipas tij gjiganti spanjoll do ta mposht Cityn dhe do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se Real Madrid do ta mposht Manchester Cityn dhe do të fitojë Ligën e Kampionëve”, thuhet të kenë qenë fjalët e argjentinasi nga mediat e huaja.

Fituesi i duelit Real Madrid – Man City përballet në finale me fituesin e Milan – Inter, më 10 qershor, në Turqi./Lajmi.net/