Di Maria mbërrin në Manchester (Foto)
Angel Di Maria ka mbërritur në Manchester për të kompletuar transferimin e tij nga Real Madrid. Ylli argjentinas do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Unitedin.

Sport
Angel Di Maria është më afër se kurrë nga transferimi në Manchester United.
Ylli argjentinas ka mbërritur në qytetin e Manchesterit për t’ju nënshtruar testeve mjekësore me gjigantin nga Old Trafford, ka njoftuar e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Di Maria është përshëndetur me bashkëlojtarët e tij në Santiago Bernabeu dhe do ta vazhdojë karrierën në një ligë të re, Premierligë. Transferimi i tij do t’i kushtojë Unitedit rekord prej rreth 80 milionë euro.
Por, një futbollist i kalibrit të Di Marias pa dyshim se e vlen çdo centë.