Di Maria largohet për para

Angel Di Maria ka vendosur të largohet nga Real Madrid para mbylljes së afatit kalimtar të verës. Por, për çfarë arsye ylli argjentinas dëshiron të ndërrojë skuadër?

Sport

22/08/2014 17:10

Angel Di Maria ka kërkuar të largohet nga Real Madrid në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Tifozët ende shpresojnë se ylli argjentinas do të jetë pjesë e ekipit edhe në edicionin e ri. Por, duket se ai ka vendosur që përfundimisht të kërkojë një skuadër të re.

Mirëpo, për çfarë arsye dëshiron Di Maria të largohet nga Santiago Bernabeu? Sipas mediave spanjolle arsyeja është kryesisht për shkak të parave.

Di Maria thuhet se i ka kërkuar Realit pagë prej 8 milionë euro në vit, klubi e ka refuzuar dhe argjentinasi ka kërkuar të largohet.

Manchester United është në gjendje t’i ofrojë pagë të tillë mirëpo për të arritur deri këtu, ata duhet së pari të arrijnë marrëveshje me Los Blancos.