Di Maria kritikon Mbappe pas reagimit të tij gjatë zëvendësimit

Mesfushori i PSG, Angel Di Maria thotë se Kylian Mbappe duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj shokëve të tij pas reagimit të tij kur u zëvendua gjatë fitorestë së shtunës në Ligue 1 ndaj Montpellier.

Sport

03/02/2020 23:18

Francezi dukej i zemëruar kur u zëvendësua nga Mauro Icardi në minutën e 68′ në fitoren 5-0 të PSG në Parc des Princes. Ai më pas u përfshi në një diskutim të nxehtë me menaxherin Thomas Tuchel, kur u largua nga fusha.

Tuchel që atëherë ka mbrojtur lojtarin, duke këmbëngulur që Mbappe, një objektiv i raportuar për Real Madrid, nuk është i irrituar në klub dhe nuk do të përdorë incidentin për të provuar dhe detyruar një largim nga kampionët francezë, transmeton lajmi.net.

“Është shumë e vështirë, askush nuk dëshiron të zëvendësohet, të gjithë duan të luajnë, është normale”.

”Kylian dëshiron të shënojë, por menaxheri vendosi që ai të largohej, ka djem në pankinë që duan të luajnë dhe të tregojnë aftësitë, ai duhet ta kuptojë atë”, tha ish-lojtari i Manchester United për Canal Plus. /Lajmi.net/