Di Maria i lumtur në Man Utd

Përforcimi më i shtrenjtë në histori të Manchester Unitedit, Angel Di Maria ka insistuar se është i lumtur në klub. Por, ai pranon se ka vështirësi në Premierligë.

Sport

10/02/2015 11:37

Angel Di Maria ka insistuar se është i lumtur në Manchester United, pas spekulimeve të vazhdueshme rreth largimit të tij nga klubi, në fund të këtij sezoni.

Ylli argjentinas erdhi në Old Trafford në verën e shkuar nga Real Madrid në transferim me vlerë prej 75 milionë euro.

Dhe, ai ka sqaruar se është i kënaqur në klub. “Jam i lumtur këtu, ndihem mirë, por klima nuk më pëlqen shumë”, deklaroi Di Maria për “Daily Mirror”.

“Po ashtu me gjuhën angleze nuk jam përmirësuar ende, jam duke u munduar ta mësoj por është duke më shkuar keq”, u shpreh ai.