Di Maria – Barcelona, lajmi i fundit nga PSG (FOTO)
PSG i ka kthyer përgjigje negative Barcelonës për blerjen e Angel Di Marias.

Sport
Paris Saint-Germain i ka kthyer përgjigje negative Barcelonës në përpjekje për transferimin e Angel Di Marias.
Sipas “Le Parisien”, klubi nga Ligue 1 i ka bërë me dije Barcelonës se Di Maria nuk është në shitje.
Thuhet se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka telefonuar homologun nga Parisi, Nasser Al Khelaïfi për ta pyetur për Di Marian. /Lajmi.net/