Dhurohet përmendorja e “Adem Jasharit” në Aeroport

Më 28 nëntor inaugurohet projekti i përmendores së Adem Jasharit në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës. Projekti në vlerë prej 300 mijë euro, është dhuratë nga kompania ‘‘Fortesa’’ për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe të gjithë udhëtarët përmes këtij aeroporti.

Lajme

14/11/2014 16:49

Kompania e produkteve sanitare dhe të banjos ‘Fortesa’ ka dhuruar përmendoren e komandonit legjendar të  UÇK-së, Adem Jashari e cila do të vendoset ne Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’.

Përveç përmendores, projekti do të ketë të instaluar edhe sistem modern të fontanës që do të jetë aktiv gjatë gjithë kohës dhe do te jetë i rrethuar nga pjesë te gjelbëruara.

Ky projekt i cili kap shumën prej 300 mijë euro inaugurimi i të cilit do të behet me 28 nëntor, në ditëlindjen e komandanti Adem Jashari  u tha se është ndërtuar me cilësinë më të lartë.

Pronari i kompanisë ‘Fortesa’,  Granit Sahiti, tha se për të është nder dhe kënaqësi që kanë ndihmuar në realizmin e këtij projekti i cili do të prezantojë personin më të rëndësishëm të luftës për çlirimin e Kosovës.

“Është nderë dhe kënaqësi e kompanisë tonë të jemi të përfshirë në këtë projekt si dhe në promovimin e vlerave të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës drejt jetësimit të shtetit. Vlerësojmë që është më se e rëndësishme për të gjithë udhëtarët që në hyrje dhe në dalje të terminalit të ri modern të Aeroportit, të kenë rastin të jenë pranë përmendores së personit më të rëndësishëm të luftës dhe të vlerave të lirisë, komandantit tonë legjendar Adem Jashari”, ka thënë Sahiti, pronar në kompaninë ‘Fortesa’.

Për më shumë, përmendorja vlerësohet të jetë dhuratë edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës, duke nderuar vlerat e luftës shumëvjeçare çlirimtare të popullit të Kosovës dhe duke prezantuar dhe përjetësuar këto vlera tek të gjithë udhëtarët e Aeroportit.

Projekti është ideuar nga Paper Communications, kompani vendore e marketingut dhe komunikimit, dhe modern për sanitari, banjo dhe shtëpi dhe është e njohur në tregun tonë për profesionalizmin në realizimin e punëve.