Dhuro një fustan, dedikuar të mbijetuarave
Sot gjatë ditës, të martën dhe të mërkurën të gjithë mund të dhurojnë një fustan/fund në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, të cilët u dedikohen grave të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës. Organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja…

Lajme
Sot gjatë ditës, të martën dhe të mërkurën të gjithë mund të dhurojnë një fustan/fund në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti”, të cilët u dedikohen grave të cilat kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës.
Organizuar nga Këshilli Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, i themeluar dhe i udhëhequr nga Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, po vazhdon grumbullimi i fustaneve, që për qëllim kanë realizimin e instalacionit artistik, i ideuar nga Alketa Xhafa Mripa, me producente Anna Di Lellio, transmeton lajmi.net.
Instilacioni ka për qëllim të portretizoj figurën e Gruas Kosovare e cila ka përjetuar dhunë, dhe e cila ka gjetur forcën për të mbijetuar luftën e tani ajo ka nevojë për njohjen dhe mbështetjen e të gjithë shoqërisë.
Ata që duan të dhurojnë fustan mund ta bëjnë tek tenda ku bëhet grumbullimi në qendër të Prishtinës, nga ora 11:00 – 20:00.
#DhuroNjeFustan #mendojperty #DhuroPerGrate