Dhurata e padëshiruar
Zakonisht kur pranoni një dhuratë dëshpëruese për Krishtlindje, shumica e njerëzve nxjerrin një buzëqeshje të rreme në shenjë falënderimi, por jo edhe kur bëhet fjalë për futbollin. Një tifoze e vogël e Benficas nuk mund të ndalte dëshpërimin e saj kur zbuloi se i është bërë dhuratë fanella e klubit rival portugez, Porto. Derisa ishte…

Sport
Zakonisht kur pranoni një dhuratë dëshpëruese për Krishtlindje, shumica e njerëzve nxjerrin një buzëqeshje të rreme në shenjë falënderimi, por jo edhe kur bëhet fjalë për futbollin.
Një tifoze e vogël e Benficas nuk mund të ndalte dëshpërimin e saj kur zbuloi se i është bërë dhuratë fanella e klubit rival portugez, Porto.
Derisa ishte duke shqyer mbështjellësin e dhuratës nga prindërit e saj, ajo ndalet, vendos duart në bel dhe tërhiqet mbrapa.
Nëna i ndihmoi duke e zbuluar fanellën e Portos para se ajo të fillojë të qajë me dhuratën e padëshiruar.
Por, në fund doli se krejt kjo ishte vetëm një mashtrim festiv pasi ajo mori fanellën e klubit të saj të dashur, Benfica.