Dhurata e Krishtlindjeve pas vdekjes

Brenda Schmitz, nënë e 4 fëmijëve, ka ndërruar jetë në shtator të vitit 2011 pas një lufte me sëmundjen e kancerit në vezore. Në atë kohë, ajo ishte 46 vjeçare. Një muaj para se të vdiste, Schmitz kishte shkruar një letër për Des Moines, në Ioa – në një radio stacion – dhe e porositi…

Lifestyle

23/12/2013 19:00

Brenda Schmitz, nënë e 4 fëmijëve, ka ndërruar jetë në shtator të vitit 2011 pas një lufte me sëmundjen e kancerit në vezore. Në atë kohë, ajo ishte 46 vjeçare.

Një muaj para se të vdiste, Schmitz kishte shkruar një letër për Des Moines, në Ioa – në një radio stacion – dhe e porositi një shoqe të saj që të mos e lexonte letrën, derisa burri i saj David të dashurohej sërish.

Radio, Star 102.5, ftoi David’in, i cili së fundmi është fejuar, për ta ndarë së bashku me të këtë letër. “Kur ti ta pranosh këtë letër, unë do të kem humbur luftën time kundër kancerit”, shkroi Brenda në këtë letër.

“Jam duke e shkruar këtë letër, të cilën do të ta përcjellë një shoqe e imja e mirë, e cila më sugjeroi ta shkruaj këtë, përderisa ende kam kohë. Unë duhet ta shkruaj këtë edhe pse së fundmi e kam shumë të vështirë të shkruaj, për shkak të dridhjeve të shumta. I thash asaj, që kur burri im i dashur David ta ketë gjetur dikë që ta ndajë jetën me të, kjo letër do të dërgohej ty dhe këtij radiostacioni”.

– “Derisa po mendoja për muajin e fundit tim në këtë tokë”, vazhdon ajo, – “ia tregova David’it dëshirat e mija. Pasi që të ikja, besoj që ai do të vazhdonte me të njëjtin qëndrim dhe besim që unë e di se ai i posedon, se çfarë bashkëshorti dhe baba i mirë është ai. E di se është jashtëzakonisht e rëndë për të. Ai duhet të marrë vendime për familjen time dhe përfundimisht ta gjejë një grua të mirë dhe të mëshirshme, që ta ndihmojë për t’i rritur djemtë. Ajo duhet të jetë një zonjë e vërtetë”, ka shkruar ajo.

Për çdo vit, radio stacioni pranon letra të lexuesve për Krishtlindje, zgjedh më të mirën, dhe nëpërmjet sponsorëve i shpërblen ata.

Dëshira e parë e Brenda’s ishte “Një partner të ri për gjithë jetën e David’it”, dhe ishte një “ditë, ose për më tepër një javë e tërë, e llastimit të saj në çdo aspekt të jetës… Ajo e meriton”.

“Faleminderit”, shtoi ajo.”Të dua, kushdo që të jesh”.

Brenda gjithashtu ka kërkuar një “udhëtim magjik”, për familjen e saj që përbëhet nga 8 anëtarë, dhe një “natë të mbushur me pije, ushqim dhe argëtim”, për mjekët e saj të kancerit të spitalit Mercy Medical Hospital.

Bizneset lokale dhanë para për ta ndihmuar radio stacionin që të mundësonte të gjitha dëshirat e Brenda’s, duke përfshirë udhëtimin: 4 ditë pushime në Disney World. “Për më shumë se 20 vjet që sponsorizojmë dëshirat e Krishtlindjeve, ne asnjëherë më parë nuk kemi marrë një dëshirë të tillë, që e pranuam nga Brenda Schmitz”, shkroi radio stacioni në ueb faqen e saj.

“Kur ne morëm letrën, të gjithë në dhomë ishim duke qarë”, i tha Des Moines Register, menaxheri i radios Scott Allen.

“Nuk është për t’u habitur”, tha David, për dhuratën e pasvdekjes së të shoqes. “Vitin e kaluar ajo ka treguar shumë shenja se është në mesin tonë”.