Dhurata e Dafinës për fansat në ditëlindjen e saj të 30-të 

Sot për ditëlindjen e saj, Dafina Zeqiri e ka një dhuartë për fansat.

ShowBiz

14/04/2019 16:08

Këngëtarja Dafina Zeqiri sot mbushi 30 vite jetë, shkruan lajmi.net.

Ajo ka pranuar urime të shumta nga familjar, miq e kolegë e sigurisht se edhe dhuratat nuk kanë munguar.

Përveç se Dafina ka pranuar dhurata për ditëlindjen e saj ajo e ka një dhuratë për fansat e saj. Sot në orën 18:00 këngëtarja do ta publikoj projektin e ri muzikor.

Bazuar në atë se çfarë ka shkruar pranë fotos, Dafina Zeqiri ka lënë të kuptohet se kënga e re e saj do të titullohet ‘Rofe’./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BwPO1GghMsp/