Dhurata Dora nesër lanson këngën e re

"Zemër", titullohet kënga e re e Dhurata Dorës.

ShowBiz

17/04/2019 21:19

Ky projekt do të publikohet nesër ku Dhurata vjen në bashkëpunim me reperin francez Soolking, shkruan lajmi.ner.

Reperi në llogarinë e tij personale, Instagram ka publikuar një fotografi pranë këngëtares Dora dhe tregon se kënga lansohet nesër.

“ZEMER, E disponueshme të enjten ?????”, ka shkruar ai.

Kjo është hera e parë që Dhurata po sjell duet me artist të huaj, e mbase po synon edhe tregun ndërkombëtar. /Lajmi.net/