“Dhunuesve të zgjedhjeve” nuk do t’u bllokohet lëvizja e lirë

Në mënyrë të beftë mazhoranca qeverisëse u tërhoq sot nga amendamenti që i ndalonte daljen jashtë vendit kujtdo që do të cënonte procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Lajme

18/07/2019 15:16

Megjithëse kryeministri Rama, por edhe funksionarë të tjerë të lartë të PS deklaruan gjatë gjithë fushatës elektorale se kushdo që do të cenonte procesin zgjedhor do të shpallej non grata në SHBA dhe BE si dhe do të dënohej me burg, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot në Kuvend se PS do të tërhiqet përkohësisht nga ky ligj për t’u konsultuar me opozitën dhe ndoshta për ta zëvendësuar burgun me dënime alternative.

“Amendamenti i propozuar nga zoti Bushati lidhur me penalizimin e përkohshëm deri në 10 vite, me ndalimin e udhëtimit jashtë vendit, Në respekt të konsultimit me deputetet e opozitës, kemi menduar që amendamenti mos të votohet sot dhe të jetë pjese i një diskutimi më të gjerë me ndëshkime alternative se ndoshta nuk është vetëm burgu që i bën njerezit ti thërrasin mendjes”.

Teksa shpërndau fjalimin e Ballës në Kuvend, Kryeministri Rama shkroi ne Facebook se me këto ndryshime, sa herë të vandalizohen institucionet, shkatërrohet prona private, apo goditen qytetarë e punonjës policie rëndohen pasojat penale për dhunuesit.

Kush dënohet për krim zgjedhor sipas Kreut të Qeverisë nuk kandidon dot më dhe nuk punon dot më në shtet. /tch