Dhunohet seksualisht një grua në Gjilan, policia e arreston të dyshuarin
Një rast i dhunimit është raportuar në qytetin e Gjilanit. Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka njoftuar autoritetet më 18 korrik 2025, duke deklaruar se një burrë ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025, rreth orës 14:00. Menjëherë pas raportimit, i dyshuari…

Lajme
Një rast i dhunimit është raportuar në qytetin e Gjilanit.
Sipas Policisë së Kosovës, një grua ka njoftuar autoritetet më 18 korrik 2025, duke deklaruar se një burrë ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa pëlqimin e saj.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 11 korrik 2025, rreth orës 14:00. Menjëherë pas raportimit, i dyshuari është arrestuar nga policia. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Hetimet për këtë rast po vazhdojnë./Lajmi.net/