Dhunohet dhe shantazhohet 13 vjeçari, arrestohen në flagrancë dy të rinjtë në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë dhe është zbuluar pas një denoncimi të një qytetareje për vjedhje banese.

Lajme

31/07/2019 16:14

Gazetarja Anila Hoxha raporton se dy të rinj të moshës 20 dhe 21 vjeç dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me një 13 vjeçar. Ata e kanë ftuar të miturin në banesë me preteksin për të luajtur video-game dhe më pas kanë abuzuar. Ata i kanë bërë edhe një video me të cilën e shantazhonin se do e publikonin në rrjetet sociale.

Dy të rinjve u është bashkuar edhe një 45 vjeçar. Ata i kërkonin të miturit një shumë prej 5 mijë eurosh.

13 vjeçari po qëndronte për pushime te tezja e tij dhe personat e akuzuar i kanë kërkuar që t’u jepte çelësat e shtëpisë ku ata kanë hyrë dhe kanë vjedhur bizhuteritë, shkruan tch.

Pas denoncimit në polici, efektivët kanë vënë re se grabtija ishte kryer pa thyer derën e shtëpisë dhe morën në pyetje familjarët se kush kishte çelës të derës. Gruaja ka treguar se një çelës të shtëpisë e mbante edhe 13 vjeçari.

Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë.

Policia ka arrestuar për ngjarjen shtetasit Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21 vjeç. Në kërkim është shpallur shtetasi Bledar Matja, 45 vjeç.