Dhuna ndaj gazetarëve në botë shënon rritje gjatë këtij viti

Vrasja e kolumnistit saudit, Jamal Khashoggi, në një vit kur më shumë se gjysma e të gjithë gazetarëve të vrarë, ishin shënjestruar qëllimisht, pasqyron urrejtjen ndaj mediave në shumë zona të shoqërisë, ka thënë organizata “Reporterët pa kufij”.

Bota

18/12/2018 14:12

Gjatë vitit 2018, të paktën 63 gazetarë profesionistë në mbarë botën u vranë duke e bërë punën e tyre, një rritje kjo prej 15 përqind krahasuar me vitin e kaluar.

“Urrejtja që shprehet ndaj gazetarëve nga politikanë të paskrupullt, udhëheqës fetarë dhe biznesmenë, ka pasoja tragjike në terren, si dhe ka ndikuar në rritjen shqetësuese të numrit të rasteve të dhunës ndaj gazetarëve” ka thënë në deklaratë, sekretari i Përgjithshëm i “Reporterëve pa kufij”, Christophe Deloire, shkruan rel.

Organizata për lirinë e medias tha se 348 gazetarë janë arrestuar në mbarë botën, krahasuar me 326 në vitin 2017. Kina, Turqia, Irani, Arabia Saudite dhe Egjipti mbajnë më shumë se gjysmën e gazetarëve të burgosur në botë.