Dhoma Përfaqësuese e miratoi legjislacionin për Iranin

Dhoma Përfaqësuese e Kongresit të Shteteeve të Bashkuara e ka kaluar më shumicë bindëse të votave legjislacionin, i cili e autorizon Kongresin për rishqyrtim dhe eventualisht edhe refuzim të marrëveshjes atomike ndërkombëtare me Iranin.

Bota

15/05/2015 12:03

Mbrëmë, për këtë legjislacion votuan 400 përfaqësues, ndërsa kundër ishin vetëm 25.

Me këtë lëvizje, legjislacioni tash duhet të nënshkruhet nga presidenti, Barack Obama.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se ai do ta nënshkruaj këtë legjislacion, duke e shndërruar në ligj, raporton RFE.

Nëse nënshkruhet nga presidenti Obama, atëherë ligjvënësit do të mund e thonë fjalën e tyre për marrëveshjen, me të cilën synohet kufizimi i programit atomik iranian, në këmbim për lehtësim të sanksioneve ndërkombëtare.

Irani dhe gjashtë fuqitë botërore – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania – synojnë arritjen e marrëveshjes gjithpërfshirëse deri në fund të muajit qershor.