Dhjetëra të vrarë në rajonin kinez të ujgurëve

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka raportuar sot se gjatë një “sulmi terrorist” në rajonin autonom perëndimor  të ujgurëve, Xinjiang, janë vrarë dhe plagosur dhjetëra persona.

Bota

29/07/2014 20:33

Xinhua raporton se sulmi ka ndodhur gjatë mëngjesit të 28 korrikut, kur një turmë e njerëzve që mbanin thika e kanë sulmuar një stacion policor dhe zyrat qeveritare në një zonë të prefekturës së Kashgarit.

Mediet shtetërore kineze raportojnë se policia vendore ka thënë se dhjetëra civilë ujgurë dhe janë vrarë e plagosur gjatë sulmit, transmeton Rel.

Gjithashtu raportohet se oficerët policorë kanë vrarë disa prej pjesëtarëve të kësaj turme të dhunshme.

Pekingu, për sulmet e deritashme gjithmonë i ka fajësuar separatistët ujgurë.

Ujgurët janë popullatë myslimane që për një kohë të gjatë jeton në zonën e Xinjiangut.