Dhjetëra të mbytur nga përmbytjet në Malavi

Të paktën 48 veta janë mbytur, ndërsa mbi 70 mijë veta janë larguar nga shtëpitë e tyre, si pasojë e shirave të mëdha që kanë përfshirë pjesën më të madhe të shtetit afrikan, Malavi.

Bota

14/01/2015 13:43

Presidenti i Malavit, Peter Mutharika, ka thëën se gjendja është e jashtëzakonshme në tetë nga dhjetë distriktet e shtetit, dhe se në shumë vende ekipet e shpëtimit nuk po mund të arrijnë për shkak të motit të keq.

Është përmbytur edhe një nga hapësirat më të pasura të mbjelljes me misër, ndërkohë që Departamenti i meteorologjisë në Malavi ka paralajmëruar banorët të largohen nga zonat e rrezikuara, pasi përmbytje dhe shira të rrëmbyeshëm pritet të ketë edhe gjatë dy-tri javëve të ardhshme.