Dhjetëra pengje në një hotel të Kabulit

Dhjetëra njerëz, në mesin e tyre edhe të huaj, janë marrë peng në hotelin “Park Palace” në kryeqytetin e Afganistanit, transmeton Asociated Press.

Bota

13/05/2015 22:50

Dëshmitarët të cilët thonë se persona të armatosur kanë hyrë sonte në hotel i kanë thënë agjencisë amerikane se ka pasur eksplodime dhe të shtëna me armë.

Shtetasi amerikan nga Los Angeles, Amin Habi ka thënë se ka mundësi që 40 persona janë në hotel.

Tani për tani askush se e ka marrë përgjegjësinë për sulmin edhe pse talebanët më herët në Kabul kanë hyrë nëpër hotele.