Dhjetë vjet të magjisë

Sot janë bërë dhjetë vjet prej kur Lionel Messi debutoi me ekipin e parë të Barcelonës, kur u paraqit në miqësoren në Portugali kundër Portos. Një dekadë më vonë, përveç se është aktualisht futbollisti më i mirë në botë, ai është anëtari kryesor i Barcelonës dhe lojtari që mahnit të gjithë, të mëdhenj e të…

Sport

16/11/2013 10:50

Sot janë bërë dhjetë vjet prej kur Lionel Messi debutoi me ekipin e parë të Barcelonës, kur u paraqit në miqësoren në Portugali kundër Portos.

Një dekadë më vonë, përveç se është aktualisht futbollisti më i mirë në botë, ai është anëtari kryesor i Barcelonës dhe lojtari që mahnit të gjithë, të mëdhenj e të vegjël.

“16 nëntor 2003, është një datë shumë e rëndësishme për mua sepse isha në gjendje të realizojë ëndrrën e fëmijërisë. Ishte ditë shumë e veçantë për mua. Kam luftuar shumë për ta realizuar ëndrrën dhe ishte shumë e veçantë”, deklaroi Messi për Barça TV.

Dhjetë vjet më vonë, Messi beson se është i njëjti, sikurse kur bëri udhëtimin në Portugali.

“Mendoj se vazhdoj të jem i njëjti person. I shoh gjërat në të njëjtën mënyrë, edhe pse jam rritur dhe kam mësuar shumë gjëra të vlefshme”, shtoi ai.

Messi është aktualisht i lënduar dhe do të mungojë për rreth dy muaj, mirëpo pa dyshim se të gjithë adhuruesit e futbollit mezi e presin rikthimin e tij në fushën e lojës, aty ku e ka vendin.