Dhjetë vendet më paqësore në botë

A e dini se cilat janë shtetet më të qeta dhe paqësore në botë për të jetuar? Që prej vitit 2007, për çdo vit Index Peace Global bën matjen e paqes së kombeve dhe rajoneve. 

Lajme

26/11/2014 23:54

Edhe pse bota duket sikur gjithnjë e më shumë po bëhet më mizore, sipas këtij indeksi, ju prezantojmë 10 shtetet më paqësore në botë, transmeton lajmi.net.

10.Japonia

Njëri prej vendeve me kulturë të jashtëzakonshme, Japonia është ekonomia e tretë më e madhe në botë. Që nga Lufta e Dytë Botërore, Japonia vërtetë ka qenë një shtet paqësor, por ka pasur pak konflikte të brendshme dhe një nivel të ulët të krimit. Japonia ka një siguri të brendshme dhe është një vend i bukur që ia vlen të vizitohet.

9.Zvicra

Zvicra ka një qeveri funksionale dhe një kulturë të hapur politike. Gjithashtu është njëri prej shteteve më paqësore në botë dhe ka nivele të ulëta të krimit. Edhe pse Zvicra është e njohur për neutralitetin e saj në çështjet e politikave rajonale, ndërkombëtare dhe globale, ajo mban marrëdhënie të forta diplomatike me vende të ndryshme të botës.

8.Çekia

Një vend relativisht i ri, Çekia fitoi pavarësinë e saj nga Blloku Sovjetik në vitin 1989, pas Revolucionit të kadifenjtë dhe më pas u pasua me ndarjen edhe nga Sllovania. Çekia më pas u koncentrua në ndërtimin e një ekonomie të fortë kapitaliste, duke krijuar një klimë të qëndrueshme për investime. Çekia tërheq turistë të shumtë çdo vit për shkak të bukurive të mëdha natyrore.

7.Belgjika

Belgjika është njëra nga vendet më të mira dhe më të qeta për të jetuar në Europë. Brukseli, kryeqyteti i Belgjikës, është shtëpi e Bashkimit Europian dhe NATO-s. Belgjika krenohet me qytetet e saj mesjetare, me kështjellat madhështore dhe me bukuritë natyrore.

6.Islanda

Ky vend gjendet në këtë listë për shkak se ka shumë vite që nuk ka qenë pjesëmarrës në ndonjë luftë. Islanda, rrallë ose asnjëherë nuk kap titujt kryesor të mediave botërore për të keq, pavarësisht se bankat e saj kolapsuan disa vite më parë. Por, vendi gjithsesi është i mahnitshëm, me një bukuri të madhe natyrore. Turistët nga e gjithë bota vijnë në Islandë për të parë akullnajat e saj dhe vullkanet aktive, si dhe atraksionet e tjera natyrore dhe kulturore që gjenden në Rekiavik, kryeqytetin e këtij shteti.

5.Suedia

Njëri prej vendeve më të bukura në Skandinavi, Suedia gjendet në veri të Europës. Pavarësisht se ky shtet është njëri prej eksportuesve më të mëdhenj në Europë të armëve, niveli i vjedhjeve në këtë shtet krahasuar me SHBA-të është shumë më i ulët. Faktikisht, Suedia ka dy shekuj që nuk ka qenë pjesë e ndonjë lufte.

4.Sllovenia

Një vend i bukur evropian, Sllovenia gjithashtu është në listën e vendeve më paqësore në botë. Përveç kësaj, në Slloveni janë qytetet e mrekullueshme të Mariborit dhe Lubjanës, të cilat kanë një kulturë unike, gjë që e bën Sllovenië një destinacion turistik.

3.Singapor

Si një vend atraktiv për komunitetin ndërkombëtar, duke qenë një komb i vogël, Singapori kurrë nuk ka marrë sigurinë si diçka të mirëqenë. Që nga arritja e pavarësisë, në vitin 1965, Singapori është përqendruar gjithmonë që të jetë një fqinj i mirë, duke krijuar marrëdhënie paqësore sociale, ekonomike dhe politike me të gjitha vendet. Singapori është një prej vendeve më paqësore në botë, si dhe një prej vendeve më të pasura. Vrasjet dhe krimet e dhunshme kanë nivelet ndër më të ulëtat në mbarë botën.

 2.Norvegjia

Shumë njerëz nuk e kanë pritur që Norvegjia të jetë në këtë pozicion sa i përket vendeve më paqësore në botë. Ndoshta, kjo për shkak të Andres Begring Breivik, vrasësi masiv, i cili me aktin e tij kriminal goditi krenarinë e vendit të tij, sigurisht ishte një incident i jashtëzakonshëm, por Norvegjia është një nga vendet më të qeta dhe paqësore në botë. Gjithashtu, është një vend miqësor dhe i sigurt për të jetuar. Norvegjia është vendi me nivelin më të lartë të zhvillimit njerëzor në botë, plus, qeveria në Oslo gjithmonë e vendos paqen në ballë të prioriteteve të vendit.

1.Danimarka

Danimarka kryeson listën e vendeve më paqësore në botë dhe me të vërtetë ky shtet është një vend i sigurt për të jetuar. Edhe pse Kopenhaga, kryeqyteti i Danimarkës, ishte nën pushtimin e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, aty nuk u luftua asnjëherë. Çështja është se njerëzit që jetojnë në Danimarkë preferojnë që të fokusohen më shumë në çështje ekonomike sesa të përfshihen në konflikte të ndryshme të armatosura. Danezët janë njerëz shumë miqësorë, të hapur dhe ndihmues.

(Lajmi.net)