Dhjetë përgjigjet e Obama’s për Sirinë

  1. A do ta sulmojmë Sirinë? “Unë vendosa se është në interesat kombëtare të sigurisë të SHBA-së t`i përgjigjemi regjimit të Assadit për përdorimet e armëve kimike përmes sulmeve ushtarake. Qëllimi i këtij sulmi është ta frenojë Assad-in nga përdorimi i armëve kimike, ta  degradojë aftësinë e regjimin për t’i përdorur ato dhe ta…

Bota

11/09/2013 10:55

 

1. A do ta sulmojmë Sirinë?

“Unë vendosa se është në interesat kombëtare të sigurisë të SHBA-së t`i përgjigjemi regjimit të Assadit për përdorimet e armëve kimike përmes sulmeve ushtarake. Qëllimi i këtij sulmi është ta frenojë Assad-in nga përdorimi i armëve kimike, ta  degradojë aftësinë e regjimin për t’i përdorur ato dhe ta bëjë të qartë se bota nuk do ta tolerojë përdorimin e tyre. Ky është gjykimi im si Kryekomandant”.

2. A është vërtetuar se në Siri janë përdorur armë kimike?

“Nuk e vë në dyshim që armët kimike janë përdorur në Siri. Bota pa mijëra video e fotografi të celularëve dhe të llogarive në rrjete sociale nga sulmi që ndodhi. Dhe organizatat humanitare treguan për siptalet e mbushura me njerëz të cilët kishin simptomat e helmimit”.

3. A do të vendoset çizmja amerikane në tokën e Sirisë?

“Unë nuk do ta vendos çizmen amerikane në Siri. Unë nuk do të ndjek aksionet e hapura si në Afganistan apo Irak. Unë nuk do ta zgjas fushatën ajrore si në Libi apo në Kosovë. Ky do të ishte një sulm për realizimin e objektivave të qarta: ta frenojë përdorimin e armëve kimike dhe degradimin e aftësive të Assadit”.

4. A i a vlen ky sulm nëse nuk e largojmë Assadin ?

“Të tjerët kanë pyetur se a ia vlen një akti tillë nëse nuk e largojmë Assadin. Ndërsa disa anëtarë të Kongresit thanë se sulmi në Siri nuk është thjesht një shpim me gjilpërë. Më lejoni ta bëj një gjë të qartë: ushtria e SHBA-së nuk do të shpojë me gjilpërë”.

5. Pse nuk duhet të përfshihemi në një luftë civile?

“Është e vërtetë se disa kundërshtarë të Assad janë ekstremistë. Por al- Qaida vetëm sa do të forcohet në një Siri më shumë kaotike nëse njerëzit atje e shohin botën duke mos bërë asgjë për ta prandaluar helmimin deri në vdekje të civilëve të pafajshëm. Shumica e popullit dhe opozitës siriane me të cilët punojmë duan vetëm të jetojnë në paqe, me dinjitet dhe në liri. Dhe në ditën e parë pas ndërhyrjes ushtarake, ne do të duhej t’i dyfishonim përpjekjet tona për të arritur një zgjidhje politike e cila forcon ata që hedhin poshtë forcat e tiranisë dhe ekastremizmit”.

6. Pse duhet të jemi polic i botës?

“Amerika nuk është polic i botës. Gjëra të tmerrshme ndodhin në tërë globin dhe është përtej mjeteve tona për ta rregulluar çdo të metë, por kur me përpjekje modeste dhe rrezik ne mund ta parandalojmë helmimin për vdekje të fëmijëve dhe t’i bëjmë fëmijët tanë më të sigurt në planin afatgjatë, mendoj se duhet veprojmë”.

7. Çka po ndodh me Rusinë?

“Qeveria ruse ka shpallur një vullnet për t’iu bashkuar komunitetit ndërkombëtar në shtytjen e Assad;it që t’i dorëzojë armët kimike. Regjimi i Assad’it tashmë ka pranuar se posedon armë të tilla madje duke thënë se do t’i bashkohej konventës për armët kimike e cila ndalon përdorimin e tyre”.

8. Çka po ndodh me aleatët tanë?

“Unë kam folur me liderët e dy prej aleatëve tanë më të ngushtë- Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar- dhe ne do të punojmë bashkë në konsultim me Rusinë dhe Kinën për ta shtyrë përpara një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së e cila kërkon nga Assad të heqë dorë nga armët kimike dhe në fund të fundit t’i shkatërrojë ato nën një kontroll ndërkombëtar.

9. Si do të përfshihet OKB?

“Ne gjithashtu u kemi dhënë inspektorëve ndërkombëtarë rastin që të raportojnë për gjetjet e tyre rreth asaj se çka ka ndodhur më 21 gusht dhe ne do të vazhdojmë të marrim mbështetje nga Europa në Amerikë, nga Azia në Lindje të Mesme, të cilët pajtohen për nevojën për veprim”.

10. Ku qëndron Kongresi?

“Unë do të kërkoja nga secili anëtar i Kongresit dhe ata që po shikojnë nga shtëpitë që t’i shikojnë video-xhirimet e sulmeve dhe më pas të pyesin se në çfarë bote po jetojmë ne nëse Shtetet e Bashkuara e shohin një diktator duke shkelur në mënyrë të pacipë të drejtën ndërkombëtare me përdorimin e helmit dhe ne të shikojmë rrugën tjetër?”.