Dhjetë ndryshimet që nga 9/11

Shtetet e Bashkuara dhe bota kanë ndryshuar ndjeshëm në 12 vjet që nga sulmet më të mëdha terroriste në tokën amerikane që nga Pearl Harbor. Ja 10 nga këto ndryshime.

Bota

12/09/2013 11:22

1. Amerika është bërë më pak e varur nga nafta e huaj

Dekadat e varësisë nga Lindja e Mesme sollën aleanca me monarkitë rajonale të cilat organizuesi i sulmeve të 11 shtatorit Osama Bin laden i kundërshtoi. Por kjo varësi po fillon të zbehet. Prodhimi vendor, i udhëhequr nga ndryshimet teknologjike në nxjerrje, është në nivelin më të lartë në dekada. Kjo rritje duket se do të vazhdojë pavarësisht nëse Uashingtoni miraton apo jo tubacionin Keystone XL që sjell naftën kanadeze nga rërat e katranit.

2. Bin Laden nuk është më

U deshën më shumë se 9 vite, por Shtetet e Bashkuara e gjetën dhe e vranë liderin e Al Qaida’s i cili drejtoi sulmet e 11 shtatorit. Përderisa kërcënimi terrorist mbetet, ata nuk kanë në rrënjët e tyre një person si Bin Laden i cili personifikonte lëvizjet anti- amerikane.

3. Zbulimi shtetëror ka shpërthyer

Ne kemi më shumë ndërhyrje në jetët tona të pas 11 shtatorit, që nga kontrollet nëpër aeroporte deri te përgjimet telefonike. Buxhetet e inteligjencës kanë hipur në qiell, deri në 52.6 miliardë dollarë të propozuar për vitin 2013. Sulmet e aeroplanëve në SHBA kanë zemëruar shumëkë në mbarë botën, siç kanë bërë edhe praktikat e paraburgimit nga Afganistani dhe Iraku në Guantanamo. Mbrojtësit e këtyre praktikave thonë se masat e jashtëzakonshme kanë qenë të nevojshme për t’u siguruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të sigurta.

 4. Anti-autoritarët ekzaltohen në Lindjen e Mesme

Tunizia, Libia dhe Egjipti të gjithë rrëzuan udhëheqësit e tyre që ishin të mbrojtur nga forcat ushtarake, dhe Egjipti pa një grusht- shteti edhe për Qeverinë që pasoi. Protestusit dhe rebelët tashmë janë ngritur edhe në Siri, Jemen dhe  Bahrein, të gjithë me rezultate të përziera.

 5. Çfarë ka punuar Google

Krah për krah me atë zhurmë pat shpërthyer përdorimi i Twitter ,G-chat në Facebook dhe shërbime të ngjajshme në shoqëritë e kontrolluara rreptësisht në mbarë botën, duke u dhënë zë atyre njerëzve të cilëve u është mohuar e drejta e mediave të shkruara dhe licencës për transmetim. Mijëra njerëz kanë ndjekur protestat në Iran dhe Egjipt- dhe video nga Siria- përmes rrjeteve siciale. Ky model është përsëritur në mbarë botën që nga Kina deri në Brazil.

 6. Ngritja (dhe rënia) e afshit të SHBA-ve për aksione ushtarake

Pas sulmeve të vitit 2001, administrata e Bushit lëvizi shpejt në Afganistan në ndjekje të Osama bin Ladenit, por njëkohësisht edhe në luftën kundër talibanëve. Duke pretenduar se ka armë të shkatërrimit në masë, Pentagoni vendosi që të shkojë në Irak. Dy luftërat e gjata ia kanë prerë oreksin Amerikës për ndërhyjre ushtarake, dhe kjo tregohet edhe nga sondazhet të cilat thonë se gati dy të tretat e amerikanëve kundërshtojnë madje edhe përpjekjet e kufizuara ushtarake në Siri.

 7. Zhdukja e mohuesit të Holokaustit në Iran

Për shumë vite, fytyra e anti-amerikanizmit ishte Mahmoud Ahmadinejad, President i Iranit prej 2005 deri në vitin 2013. Irani kishte mbështetur Sirinë e Asadit, Hezbollahun e Libanit- dhe gjithashtu ambiciet e tyre për armë bërthamore ani pse kishte kundërshtimet e Washington’it. Retorika e ashpër e Ahmedinejad-it kundër Izraelit nuk kishte kufij. Prandaj ishte shumë e çuditshme që Presidenti i ri i Iranit dhe Ministri i Jashtëm, këtë muaj uruan në Twitter hebrejtë për Vitin e Ri. Kur u sfidua me të kaluarën mohuese të Holokaustit nga qeveria, Ministri i Jashtëm shkroi në Tëitter që personi që i mohonte këto akuza nuk është më. Nëse komentet zbulojnë një ndryshim më të madh. mbetet të shihet.

 8. Shfaqja e rrjedhës multikulturore amerikane

Në vitin 2012, të bardhët dolën me përqindjen më të ulët të popullsisë amerikane në histori. Të dhënat e regjistrimit të popullsisë treguan se më shumë njerëz të bardhë vdiqën se që lindën, një rënie më shumë se një dekadë para rënies së parashikueshme të popullatës së bardhë të Amerikës. Grupi që po rritet më së shpejti janë amerikanët multi-kulturorë. Zhvendosjet demografike kanë nxitur Obama’n dhe demokratët, të cilët kanë shtuiar mbështetjen në mesin e grave, gejëve dhe lezbikeve.

 9. “Jemi tangall”

Suficiti i fundit buxhetor në Amerikë u shënua në vitin 2001. Borxhi kombëtar tani është më shumë se 16.7 trilionë dollarë- apo rreth 53 mijë dollarë për person. Rritja e shpenzimeve në shëndetësi dhe mbrojtje luajti një rol të madh, siç bëri edhe shkurtimi i tatimeve mbi të ardhurat personale kah fillimi i administratës së Bush. Papunësia e vazhdueshme dhe valët e para të pensionimeve të të lindurve të pas Luftës së Dytë Botëtrore kanë kontribuuar në shqetësimet rreth ekonomisë

 10. S’ka më Ground Zero

Tetë vite në proces, Freedom Tower 104 katëshe pritet të hapet në vitin 2014 në vendin e World Trade Center në Manhattan-in e Ulët. Në fund të këtij viti, World Trade Center 72 katëshe do të hapet në këndin juglindor të këtij lokacioni. Një muze nëntokësor do të hapet në pranverë dhe dy ndërtesa tjera zyresh e një qendër transporti do të pasojnë. Në qershor të vitit 2012, Obama shkroi këto fjalë në një shtyllë që qe ngjitur në maje të Freedom Tower: “Ne kujtojmë/ ne ndërtojmë/ Ne kthehemi më të fuqishëm!”.