Dhitë e bllokojnë Montolivon

Në rolin e organizatorit të lojës, shpeshherë përballet me futbollistë kundërshtarë të cilët e vejnë nën presion. Mirëpo, kapiteni i Milanit, Riccardo Montolivo u gjend në një situatë të pavolitshme derisa ishte nisur për në qendrën stërvitore të ekipit në Milanello. Reprezentuesi italian me veturën e tij u bllokua në mes të rrugës nga një…

Sport

28/01/2014 13:00

Në rolin e organizatorit të lojës, shpeshherë përballet me futbollistë kundërshtarë të cilët e vejnë nën presion.

Mirëpo, kapiteni i Milanit, Riccardo Montolivo u gjend në një situatë të pavolitshme derisa ishte nisur për në qendrën stërvitore të ekipit në Milanello.

Reprezentuesi italian me veturën e tij u bllokua në mes të rrugës nga një grumbull i dhive. Ai nuk kishte se ku të shkonte dhe u ndal për të pritur kalimin e tyre, derisa gjeti kohë edhe t’i fotografonte, duke i publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twitter.

Në rast se u vonua në stërvitje, Montolivo së paku kishte dëshmi se çka i pengoi dhe ndoshta kjo mund ta falë para trajnerit të ri Clarence Seedorf.