Dheu që po shëmton ‘Rrugën e Kombit’

Ende pa i mbushur dy vjet prej se është lëshuar për qarkullim, rruga që i ka kushtuar Kosovës rreth 800 milionë euro, ka nisur të prishet. Përgjatë segmentit rrugor të autostradës, që nis nga fshati Mazgit i Komunës së Prishtinës deri në Prizren, kanë nisur shembjet e dheut breg dy anëve të rrugëve.

Lajme

01/04/2015 15:04

Disa fotografi të realizuara nga Gazeta Express tregon pamjet jo të mira:

1

2

Shembje të dheut, në këtë autostradë, ka në disa vende të ndryshme dhe si pasojë përveç se janë dëmtuar anësoret e rrugës, rrezikojnë edhe qarkullimin në rrugë.

Nuk është hera e parë që ndodhin këto shembje. Edhe në muajt e kaluar ka pasur diçka të tillë, madje ka edhe vende ku pas shembjes së parë janë vendosur gurë për tu parandaluar shembjet e serishme. Por as kjo s’ka funksionuar, prapë ka pasur rrëshqitje

Express ka kontaktuar me Ministrinë e Infrastrukturës për të marrë sqarime se përgjegjësi e kujt janë këto dëme, kur do të riparohen dhe se a do të derdhen përsëri para nga buxheti i Kosovës për t’u riparuar dëmet që kanë shkaktuar rrëshqitjet e dheut në autostradë. Mirëpo, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Ndryshe, kjo autostradë që mban emrin e presidentit të ndjerë “Ibrahim Rugova” nisi ndërtimin në prill të vitit 2010, për t’u përuruar në prag të festës më të madhe kombëtare, 28 nëntorit, me 26.11.2013. Ndërsa në qarkullim u lëshua një dit pas.

Ndërtimi i sajë bë nga kompania Bechtel – Enka GP dhe sipas kontratës mes kësaj kompanie me Qeverinë e Kosovës, standardet e Autostradës janë TEM (Trans European Motorway) dhe parashihet që të ketë infrastrukturë për zhvillim të shpejtësisë deri 120/km orë.

Por nëse zhvillohet kjo shpejtësi në gjendjen aktuale është shumë rrezik që të shkoj deri të fataliteti.

Kjo autostradë llogaritet si korridori më i rëndësishëm i infrastrukturës së Republikës së Kosovës, që fillon në Morinë, kufiri jugor me Shqipërinë, në drejtim të Merdares kufiri Verior me Serbinë.

4 5 6 7

8 9 10 11 12

14 15