Dhënia e titullit kampion në tavolinë, tifozët nuk përmbahen dhe djegin makinën e sekretarit të klubit rival

Malta ishte një nga shtetet që njoftoi pezullimin përfundimtar të kampionatit, kjo për shkak të situatës së krijuar nga Koronavirusi.

Sport

26/05/2020 08:07

Drejtuesit e federatës së futbollit në këtë vend, kanë pasur një takim ku është diskutuar për dhënien e titullit për këtë sezon.

Përpara ndalimit të kampionatit, Floriana ishte në krye me tre pikë avantazh ndaj Valetës kur duheshin ende gjashtë ndeshje për të përfunduar kampionatin.

Valletta dhe Florianna kanë nga 25 tituj kampionë, ndërsa këta të fundit nuk e fitojnë një titull që prej vitit 1993 ndaj dhënia e titullit do ta bënte atë ekipin më të titulluar në Maltë së bashku me Sliema Wanderers.

Kjo situatë ka sjellë tension gjatë natës, ku makina e sekretarit të Floriannës, Dione Borg, është djegur pranë shtëpisë së tij.

Policia po heton, ndërsa Valletta nëpërmjet një komunikate për shtyp është distancuar nga akti vandal duke e cilësuar një gjest prej frikacaku dhe ka ftuar këdo që ka dijeni të bashkëpunojë me forcat e rendit.