Dhëndri Soros

George Soros, miliarderi 83 vjeçar, i njohur si investitor, filantrop dhe përkrahës aktiv i kauzave liberale politike, do të martohet sot me Tamiko Bolton. Në ceremoni është ftuar edhe Edi Rama.

ShowBiz

21/09/2013 13:12

George Soros, miliarderi 83 vjeçar, i njohur si investitor, filantrop dhe përkrahës aktiv i kauzave liberale politike, do të martohet sot me Tamiko Bolton, këshilltare për çështje shëndetësore dhe arsimore.

Soros dhe 42 vjeçarja Bolton do të betohen në dashuri të përjetshme gjatë një ceremonie të thjeshtë të shtunën paradite, në Bedford të shtetit të New York’ut.

Festa do të zgjatë tri ditë.

Në ceremoninë që do të mbahet sonte në mbrëmje do të marrin pjesë 500 mysafirë, ndër të cilët edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Presidenti i Bankës  Botërore Jim Yong Kim, Presiedenti I Estonisë Hendrik Toomas Ilves, Presiedentja e Librerisë Ellen Johnson Sirleaf, Demokratja Amerikane Nancy Pelosi, etj.

Fustani i nuses është dizajnuar nga Reem Acra, dizajnere amerikane e lindur në Liban, e cila ka punuar edhe për Angelina Jolie dhe Jennifer Lopez.

Kjo është martesa e tretë për Soros. Ai ishte divorcuar nga Annaliese Witschak në 1983 dhe Susan Weber Soros në 2005.

Pasuria e tij llogaritet të jetë 20 miliardë dollarë.

George Soros ka përkrahur financiarisht arsimin, kulturën dhe iniciativat e shoqërisë civile në Kosovë që nga vitet e 1990’ta, me anë të Fondit për Shoqëri të Hapur.

 

Intervistë me George Soros gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos.