‘Dhëndëri i inatosur’/ Rama i kundërpërgjigjet Bashës: Pse kështu do të bëhesh kryeministër ti? Shqiptarët nuk kthehen tek plehrat

Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në Twitter i është kundërpërgjigjur akuzave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Lajme

15/10/2020 15:06

Rama nuk i ka kursyer ironitë duke e cilësuar sallën ku Basha mbante konferencën si një sallë dasmash ndërsa vetë kreun e PD-së si dhëndër. Rama ka hedhur akuza ndaj Bashës duke thënë se kur ishte ai në krye të bashkisë së Tiranës, plehrat i bëri mal dhe ndoti vendin.

Kryeministri më tej shkruan se shqiptarët nuk janë budallenj dhe nuk kthehen më tek plehrat.

Kryeministri Rama ne Twitter:

Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat o Lulëzim?!Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!

Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!

E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen,aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!/tch