Dezinfektohen hapësirat ku trajtoheshin pacientët me COVID në Kardiologjinë Invazive

15:36 | 18 Tetor 2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se pas lirimit të hapësirave nga pacientët e infektuar me COVID-19, ka filluar dezinfektimi e rregullimi i sistemit të monitorimit dhe shtretërve në Kardiologjinë Invazive.

Sipas SHSKUK’së, në këtë klinikë pritet të trajtohen 7 deri në 10 pacientë në ditë.

Njoftimi i plotë:

Pas lirimit të hapësirave të repartit, ku po trajtoheshin pacientë me COVID- 19, dezinfektimit të hapësirave, rregullimit të sistemit të monitorimit dhe shtretërve, në Kardiologjinë Invazive ka filluar trajtimi i pacientëve elektivë.

Në Kardiologjinë Invazive pritet të trajtohen 7 deri 10 pacientë në ditë, me synim që të zbutet lista e pritjes.