Deulofeu po rikthehet te Milan

Milan dëshiron ta përforcojë fazën ofanzive edhe më shumë gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Merkato

15/04/2019 17:44

Milan po tenton ta transferojë Gerard Deulofeun nga Watfordi.

Skuadra italiane e kishte në huazim për gjashtë muaj nga Evertoni dy sezone më parë, gjersa kishte treguar një formë të lartë, përcjell lajmi.net.

Milan është duke tentuar që ta rikthejë sulmuesin spanjoll në skuadër, gjersa Watford i do 40 milionë euro nga shitja e tij.

Rosonerët janë në dijeni se Deulofeu e do rikthimin në San Siro, gjersa kërkon një kontratë katër vjeçare. /Lajmi.net/