Detaji që ju ka ikur nga albumi “Fortuna” i Tunës
Sot u promovua albumi me shtatë këngë i Tuna Sejdiut.

ShowBiz
Tuna Sejdiu vendosi që ta promovojë albumin e ri “Fortuna” në Shkup, ku edhe mbajti koncert ‘live’, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja pas përfundimit të performancës dhuroi albumin e saj për të ftuarit, duke firmosur me emrin e saj.
E veçanta e kopertinës së albumit është se ajo ia ka kushtuar disa fjalë zemre djalit, Tianit.
“Tian, hape të gjitha portat e shpirtit tim. Të don mami”, ka shkruar Tuna në dedikimin prekës për të birin.
Kujtojmë që albumi i ri i Tunës përmban shtatë këngë, në mesin e tyre një bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin dhe një me Yll Limanin. /Lajmi.net/