Detajet për ndeshjen e Super Kupës mes Dritës dhe Prishtinës

Futbolli kosovar do të rikthehet përsëri, kësaj here me Super Kupën e cila do të zhvillohet në Antali të Turqisë.

Sport

23/01/2021 09:11

Ndeshja e Super Kupës zakonisht zhvillohet përpara fillimit të sezonit të ri, mirëpo për shkak të pandemisë dhe orarit të ngjeshur, është vendosur që të shtyhet.

FC Drita, si fituese e titullit kampion do të ketë përball Prishtinën, fituesen e Kupës, shkruan lajmi.net.

Federata e Futbollit të Kosovës ka raportuar ditë më pare se të dyja klubet kanë pranuar të zhvillojnë ndeshjen në Turqi, atje ku edhe po kryejnë stërvitjet përgaditore për gjysmën e dytë të sezonit.

Me fillim nga ora 12:00 do të luhet kjo ndeshje, e cila zhvillohet në kompleksin sportiv të Mardanit.

Rivaliteti i madh që këto dy klube kanë pasur ndër vite do  ta bëjë edhe më interesante ndeshjen e sotme./Lajmi.net/