Detajet nga prezantimi spektakolar i Benzemas te klubi arab: Mbi 60 mijë tifozë prezent, fishekzjarre dhe Topi i Artë

Një atmosferë e jashtëzakonshme është parë në stadiumin Al Ittihad, ku kampioni i Arabisë Saudite prezantoi sulmuesin e ri dhe njëherit transferimin më të madh në histori të këtij klubi, Karim Benzeman. Duke qenë se Benzema është zyrtarisht futbollisti më i mirë në botë, ai erdhi në ceremoninë e prezantimit me çmimin individual më të…

Sport

09/06/2023 08:50

Një atmosferë e jashtëzakonshme është parë në stadiumin Al Ittihad, ku kampioni i Arabisë Saudite prezantoi sulmuesin e ri dhe njëherit transferimin më të madh në histori të këtij klubi, Karim Benzeman.

Duke qenë se Benzema është zyrtarisht futbollisti më i mirë në botë, ai erdhi në ceremoninë e prezantimit me çmimin individual më të vlefshëm në karrierën e tij, Topin e Artë, përcjell lajmi.net.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 433 (@433)


Në stadium ishin më shumë se 60 mijë tifozë me fanella verdhezi, të cilët erdhën për të përshëndetur ish-lojtarin e Real Madridit.

Fishekzjarret dhe shumëçka tjetër nuk munguan në këtë prezantim spektakolar të Benzemas, i cili më pas iu drejtua tifozëve me disa fjalë.


“Ky është vendi ku dua të jem. Unë vendosa për Arabinë kryesisht sepse është një vend mysliman dhe është i bukur. Është e rëndësishme për mua të jem në një vend mysliman. Do të doja të flisja rrjedhshëm arabisht, Meka është afër vendit ku do të jetoj, kështu që këtu ndihem si në shtëpinë time”, filloi Benzema.

Megjithatë, sigurisht që nuk është e vetmja gjë që e ka motivuar për të ardhur në Arabinë Saudite, duke pasur parasysh se pas dy vitesh do të fitojë 220 milionë neto, e kur kësaj i shtohen edhe bonuset, shifra bëhet edhe më “marramendëse”.

Mirëpo, siç theksoi në prezantim, ai ka edhe një motiv konkurrues.

“Dua ta ngre emrin e klubit, pavarësisht se tashmë është i lartë, sepse është i dyti më i suksesshëm në futbollin vendas pas Al Hilalit. Në njërën anë është Cristiano Ronaldo dhe në anën tjetër unë. Sigurisht që do të ndikojë në përparimin e futbollit arab. Ndihem mirë dhe i lumtur, jam i lumtur që erdha në një klub legjendar. Sigurisht që është një sfidë e re për mua, një jetë e re dhe mezi pres të filloj stërvitjen”, shtoi francezi./Lajmi.net/