Detaje të reja/ Sulmi rusëve në ndaj ushtarëve shqiptarë në Gramsh nga dy burra dhe një vajzë
Top Channel mëson se për ngjarjen në Uzinën e Gramshit janë ndaluar tre persona, që të tre rusë. Dy djem edhe një vajzë. Ndodhen në komisriatin e Elbasanit. Ka nisur hetimi nën drejtimin e prokurorit të rrethit Kreshnik Ajazi. Të perfshirë në hetime Antiterrori, SHISh dhe Shërbimi sekret i Ushtrisë. Heqja e vizave gjatë muajve…

Lajme
Top Channel mëson se për ngjarjen në Uzinën e Gramshit janë ndaluar tre persona, që të tre rusë. Dy djem edhe një vajzë. Ndodhen në komisriatin e Elbasanit. Ka nisur hetimi nën drejtimin e prokurorit të rrethit Kreshnik Ajazi.
Të perfshirë në hetime Antiterrori, SHISh dhe Shërbimi sekret i Ushtrisë.
Heqja e vizave gjatë muajve të verës për shtetasit rus, ia lehtëson futjen në vendin tonë agjentëve të shërbimit sekret rus.
Një vit më parë në verë dy shtetas rus u kapën në perimetrin e jashtëm të bazës ajrore të Kucovës.
Ata kishin hyrë si turistë nga Mali i Zi dhe iu gjet edhe një dron.
Autoritetet shqiptare u mjaftuan me dënimin e tyre.