Detaje të reja: Si ndodhi djegia e pacientes me oksigjen?

Një pacienteje të infektuar me COVID- 19, që po trajtohet në klinikën e pulomologjisë, iu shtua edhe një problem shëndetësor.

Lajme

04/08/2020 20:48

Ajo pësoi djegie në duar si shkak i rrjedhjes së bombolës me oksigjen.

Ndërkaq, ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja.

Nga spitali thonë se bombola nuk ka shpërthyer, por se ka pasur rrjedhje, andaj edhe zjarri ka arritur të lokalizohet. /Lajmi.net/