Detaje të reja rreth çështjes Muriqi – Lazio

Lazio vazhdon të insistojë për transferimin e Vedat Muriqit.

Sport

11/08/2020 20:10

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raporton se Lazio janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Vedat Muriqin nga Fenerbahce, përcjell lajmi.net.

Duket se Lazio do ta mbyll transferimin e Muriqit për 16 milionë euro.

Një vit më parë, Fenerbahce e transferoi Muriqin nga Rizespor për 3.5 milionë euro, gjë e cila do të sillte një fitim të jashtëzakonshëm për skuadrën turke.

Gjithashtu raportohet se Lazio ka mbyllur bisedimet me David Silvan, i cili do t’i bashkohet skuadrës italiane si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Manchester City./Lajmi.net/