Detaje të reja për atentatin në afërsi të Rinasit ku mbeti i vrarë një person
Detaje të reja dalin nga atentati i mesditës së të martës (11 Nëntor) në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë, 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri. Mësohet se targat e mjetit tip Toyota rezultojnë të vjedhura në Greqi vitin e shkuar. Ndërsa makina ende…
Lajme
Detaje të reja dalin nga atentati i mesditës së të martës (11 Nëntor) në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku u ekzekutua me breshëri plumbash Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur rëndë, 40-vjeçari Muçi Shaljani alias Sheqeri.
Mësohet se targat e mjetit tip Toyota rezultojnë të vjedhura në Greqi vitin e shkuar. Ndërsa makina ende nuk është përcaktuar nese eshte e vjedhur apo jo per shkak se ende nuk është rikuperuar numri i shasisë për shkak të djegies së makinës.
Autorët të cilët kanë qenë 4( 3 qitës dhe 1 shofer) kanë ardhur nga zona e Niklës drejt Rinasit, zonë dhe nga janë larguar më pas.
Autorët kanë përdorur të 4 armët. Sipas burimeve, një prej autorëve ka përdorur dy armë. Kallashnikovin nga makina dhe pistoletën pasi zbret nga makina dhe qëllon drejt makinës benz.