Detaje të reja nga atentati në Tiranë, Jurgen Kurti u qëllua nga një makinë në lëvizje

Tirana u trondit mbrëmë nga një atentat me armë ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Jurgen Kurti.

Lajme

19/03/2019 14:12

I riu ishte duke u kthyer në banesë në rrugën ‘Zef Jubani’ ku u qëllua me pistoleta nga një makinë në lëvizje.

Policia thotë se autorët zbrazën mbi 20 plumba, tre nga të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Autorët të cilët mendohet se kanë qenë dy persona u larguan më pas me shpejtësi nga vendngjarja.

Dyshimet e para janë se vrasja mund të jetë kryer për hakmarrje. Kurti është një personazh i njohur, pasi në Prill të vitit 2016 u arrestua për vrasjen e babait të tij, krim për të cilën fajtor u shpall daja i tij.

26-vjeçari u përfshi në vitin 2017 në vrasjen e Agim Arapit, pronari i një picerie në Durrës, por më vonë u la i lirë. Policia ka shoqëruar disa persona dhe është duke kqyrur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e atentatit./tvklan

Tv Klan