Detaje rreth gjendjes shëndetësore të foshnjës me koronavirus në Kamenicë

Numri i të infektuarve me Covid 19 në Kosovë, ka shkuar në 125.

Lajme

02/04/2020 15:23

Mbrëmë u konfirmuan edhe 13 rastet e fundit. 11 prej tyre ishin nga fshati Topanicë i komunës së Kamenicës, ndërsa në mesin e tyre është edhe një foshnjë pesëmuajshe.

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë që foshnja është dërguar në Klinikën Infektive në QKUK.

“Një nga personat e infektuar nga kontakti i parë që ka qenë në komunën tonë është një fëmijë pesë muajsh”.

“Ai është dërguar në Klinikën Infektive në Prishtinë. Nga ajo që kemi parë që ka ndodhur në vende të ndryshme të botës, fëmijët nën moshën 16 vjeçare janë pothuajse më të sigurtit. Po shpresojmë dhe po besojmë që do ta kalojë sa më lehtë këtë gjendje”.

Kastrati ka thënë që personi i parë i infektuar ka qenë xhaxhai i foshnjes i cili ka hyrë me datën 18 në Kosovë, ndërsa me datën 30 është vërtetuar që është i infektuar me Covid 19.

Kastrati ka bërë thirrje te qytetarët që të qëndrojnë të izoluar dhe t’i resepektojnë me përpikmëri të gjitha udhëzimet dhe masat që janë paraparë nga organet kompetente.