Detaje rreth emisionit dhe mysafirëve të parë të Fatmirit

Fatmir Spahiu, i cili ka rrëmbyer zemrat e shumë adhuruesve me rolet e tij në disa nga serialet vendore, tani do ta drejtojë emisionin ‘Natën... me Fatmir Spahiun’, në RTK, një emision - siç njihet në televizion - i llojit “Talk Show”, shkruan lajmi.net

ShowBiz

06/02/2016 18:22

Sipas disa burimeve, Lajmi.net ka marrë informacione që në këtë emision, i cili do të transmetohet çdo të hënë, të martë, e të mërkurë, prej orës 23 :00, do të ketë humor me mysafirë, me të cilët bisedohet jo vetëm për aktualitetin e tyre por edhe për jetën që bëjnë jashtë profesionit dhe ngjarjet aktuale.

Gjithashtu do të ketë video dhe foto humoristike, muzikë e vallëzim.

Emisioni ‘Natën me Fatmir Spahiun’, është menduar të transmetohet në kohën kur ka qenë emisioni ‘Sonte me Berat Miftarin’, pasi ky i fundit e ka përfunduar sezonin.

Ndërsa Fatmir Spahiu do ta drejtojë këtë emision deri në qershor, kur fillon kampionati i futbollit. Mysafirët e parë mësohet se do të jenë Labinot Tahiri dhe Zake Prelvukaj./lajmi.net.